Ecological Mind - Strengthening the Immune System

Through Activation of the DNA Alignment
For all the family in 32 languages

Forcimi i Sistemit Imunitar duke

aktivizuar shtrirjen e ADN-së

Dëshirojmë të ndajmë me ty një përvojë të rëndësishme dhe të çmueshme, se si të forcosh sistemin tënd imunitar. Në ditët e sotme është me shumë vlerë, që të gjithë të punojmë për këtë objektiv.

Së shpejti do të jemi objekte të shumë lloj sulmesh, që do të vënë në provë trupin tonë dhe të cilave nuk do i rezistojnë dot të gjitha qëniet njerëzore. Kjo është pjesë e një filtrimi natyral, që do të ndodhë në univers.

Ky proces global ndryshimesh ka filluar dhe shumë shpirtra do të zgjedhin ta përjetojnë jashtë trupave të tyre fizikë – duke medituar  “ngjitjen lart”, nëpërmjet së cilës do të pranojnë një proces të shpejtë zhvillimi dhe të ripërtërira do të kthehen në epokën e re.  Mos lejo trishtimin të të pushtojë.  Ky është moment me emocione të mëdha dhe gëzim.  Kohë të reja dhe të mrekullueshme janë duke ardhur.

Ata që do të zgjedhin të qëndrojnë në trupin e tyre, duhet ta forcojnë atë. Një trup i fortë dhe i përgatitur do të dijë t’i bëjë ballë ndryshimeve, që do të ndodhin.

Ka shumë mënyra për të forcuar sistemin imunitar, në këtë rast forcimi energjik. Secili nga ju është i lirë të zgjedhë metodën që dëshiron. Homeopatia ka shumë përparësi dhe mund të ndihmojë, por nuk mjafton. Duhet të sigurojmë dhe forcimin e trupit tonë të papeshë. Trupi i papeshë është një nga trupat që rrethojnë trupin tonë biologjik, detyra e të cilit është që të filtrojë elementët që hyjnë nga jashtë. Sa më i fortë të jetë mekanizmi, aq më e mirë është mbrojtja!

                                    

 

Procesi i forcimit të sistemit imunitar – përmasa fizike

1.    Hyni në një gjendje meditimi. Imagjinoni se ndodheni brenda një kristali të madh që ju rrethon trupin. Përfytyro ngjyrat e kristalit, ndje muret e tij rreth teje.

2.    Shiko brenda trupit tënd dhe zbulo fijen e ADN – së tënde. Ekzaminoje duke parë ngjyrat dhe formën spirale.

3.    Dërgoji qelizave të tua të ADN –së një urdhër të qartë, që të aktivizohen për të forcuar sistemin tënd imunitar. Kjo është mënyra jote për t’i dhënë “një urdhër të programuar” një mekanizmi të tillë. Përfytyro sesi ky urdhër po drejtohet në brendësi të ADN –së tënde dhe imagjino ngjyrat se si funksionojnë në të.

4.    Shpreh një reagim vetëmbrojtës kundër çdo objekti, që mund të godasë trupin dhe shpirtin tënd si baktere, viruse, sëmundje dhe çdo lloj tjetër elementi shkatërrues.

5.    Përfytyro sesi fija e ADN – së tënde po rrotullohet rreth artikulacionit të saj dhe po magnetizon rruazat e bardha të gjakut, të cilat tani fillojnë të dyfishohen e trefishohen dhe miliona prej tyre do të kalojnë nga pjesa e poshtme e ADN- së në qarkullimin e gjakut.

6.    Përfytyro sesi rruzat e bardha të gjakut po shpërndahen në të gjithë trupin tënd nëpërmjet gjakut nga koka te këmbët – si një ushtri e tërë e gatshme për “luftë”.

 

Përsërite këtë ushtrim çdo ditë për një javë dhe sa here të ndjesh se mbrojtja jote po dobësohet. Ndaje këtë mënyrë meditimi me sa më shumë njerëz që të mundesh. Është shumë e rëndësishme të fillosh këtë proces tani dhe ta pregatitësh trupin tënd për çdo gjë që mund të ndodhë më vonë.

 

Hapi tjetër:

Procesi i forcimit të sistemit imunitar – të mbrosh trupin tënd të papeshë

Do të kryejmë këtë fazë të forcimit të atmosferës tënde, të mbushim hapësirat dhe të evidentojmë ngjyrat e saj.

Përfytyroje veten brenda një kristali. Një rreze e kuqe zbret nga pjesa e sipërme e tij. Ajo po rrotullohet rreth trupit tend, po mbush me energji atmosferën tënde dhe po ekuilibron ngjyrat. Tani bë të njëjtën gjë me të tëra ngjyrat e ylberit:

 

·         E kuqe

·         Portokalli

·         E verdhë

·         Rozë dhe jeshile

·         Blu - llullaq

·         Vjollcë

·         E bardhë e florinjtë

 

Përfytyro sesi çdo shtresë po krijon mbrojtje rreth trupit tënd. Kjo nuk i lejon trupat “armiq” të hyjnë në hapësirën tënde. Duhet që atmosfera të jetë plotësisht e mbyllur, në mënyrë që asnjë lloj sëmundje mos të hyjë në trupin tënd.

 

Në fund përfytyroni një rrjetë kristalesh, që ju rrethojnë trupin. Kjo është një rrjetë mbrojtjeje energjike, që di të filtrojë subjektet e padëshiruara dhe t’i mbajë larg jush.  

Të dashur miq, po shkojmë drejt përvoja kohësh jo të zakonshme. Ju keni të gjitha mjetet e duhura për t’i kaluar këto të papritura dhe për të ndihmuar të dashurit tuaj. Mos u udhëhiqni nga frika, por nga njohja dhe fuqia juaj e brendshme.

 

Written by Ms. Galit Bar-Yosef                

Përktheu në shqip:  Genta NISHICA